Reali ofron katër lojtarë për të marrë mesfushorin Pogba

Nëse për Juventusit kthimi i Paul Pogbasë është bërë një mision i pamundur për shkak të kërkesave të larta ekonomike si të francezit dhe të Manchester United, për Real Madridin rruga që çon mesfushorin në “Bernabeu” është ende e hapur. Zidane e vlerëson shumë Pogbanë, madje trajneri i Realit do të ishte i gatshëm të sakrifikonte katër lojtarë për të siguruar mesfushorin e “Djajve të Kuq”.

Marketing

“Los Blancos: nuk frikësohen nga kërkesat e larta ekonomike të United dhe as nga paga e lartë e kampionit të botës. Edhe rezistenca e trajnerin Ole Gunnar Solskjaer për ta mbajtur futbollistin nuk ka dhënë ndonjë efekt. Sipas “The Sun”, plani i Realit është t’i ofrojë Manchester United për të mbërritur te Pogba këta lojtarë: James Rodriguez, Odegaard, Lucas Vazquez e Brahim Diaz. Në këtë mënyrë, presidenti Florentino Perez do ta kapërcente pengesën e 100 milionëve. Me krizën e rëndë financiare që ka shkaktuar Koronavirusi, strategjia e shkëmbimit të lojtarëve mund të rezultojë më efikase.

Marketing