Reali propozon – shkëmbim Isco-Hazard

Real Madrid janë duke e shqyrtuar mundësinë që të shkëmbejnë Iscon me Eden Hazardin, shkruan sot e përditshmja spanjolle El Gol Digital.

Marketing

Los Blancos duket se nuk llogaritin në shërbimet e spanjollit dhe dëshirojnë që ta largojnë atë për në Stamfrod Brige, derisa po kërkojnë një lojtar për më afatgjate dhe ai është pikërisht Eden Hazard.

Real Madridi kështu dëshirojnë që të ofrojnë Isco Alarcon, në të cilin nuk llogarit më as Florentino Perez.
Situata e Iscos, sipas El Gol Digital, mund ti krijojë dy situata për Real Madridin. Ata ta mbajnë në skuadër atë, kurse ai të mos luaj dhe mos të tregojë vlerat e tij, apo të shikojnë për destinacionin e tij të radhës duke marrë një lojtarë me kualitete të larta.

Kështu, së fundi ata janë duke shikuar një ofertë që ka ardhur në zyret e tyre në Santiago Bernabeu. Bëhet fjalë për një ofertë te Chelsea e cila përfshin një shumë prej 77 milionë euro për ish mesfushorin e Malagas.

Një ofertë e tillë, sigurisht e fut në funksion Real Madridin ku Florentino Perez dëshiron që ta transferojë Eden Hazardin.
Eden, i cili ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Chelsea pritet të futet në një proces shkëmbimi, që do të bënte që Isco të shkonte në Stamford Bridge.

Kjo lëvizje është e mundshme, por nuk dihet se cila skuadër do të shtojë para në transfer, pasi që dihet se Hazard ka vetëm një vit e gjysmë kontratë, gjë që përgjysmon çmimin e tij, derisa Isco ka kontratë me afatgjate me Real Madrid.