Reali vazhdon me fitore, e merr kreun e tabelës

Real Madridi ka fituar 4-2 kundër Grenadës sonte për ta marrë kreun e tabelës në La Liga.

Marketing

Real Madridi po avanconte me rezultat 3-0 kundër Granadas deri në minutën e 60-të por minutat e fundit i takuan kësaj të fundit të cilat edhe arritën që të shënojnë dy gola.

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Los Blancos të cilët arrin që të shënojnë dy gola dhe të shkojnë te qetë në pjesën e dytë.

Real Madridi kalon shumë shpejt në epërsi në këtë ndeshje ku Gareth Bale asistoi Karim Benzema që në minutën e 2-të për ta kaluar Realin në epërsi.

Goli i dytë për Realin erdhi në minutën e 45-të me anë të Eden Hazard që u asistua nga Valverde.

Në pjesën e dytë përsëri të parët shënuan Galaktikët.

Kësaj radhe Eden Hazard ishte në rolin e asistuesit kurse golashënues fituesi i vitit të kaluar te Topit të Artë, Luka Modric që shënoi në minutën e 61-të.

Por, Granada filon të kendellet dhe shënon gol në minutën e 69-të me anë te Darëin Machis që shënon nga penalltia.

Granada e frikëson seriozisht Real Madridin në minutën e 77-të kur shënon edhe Dominigos Duarte.

Megjithatë, befasi nuk pati pasi që Los Blancos shënuan golin e katër në minutën e 90-të me anë të James Rodriguez.

Me këtë fitore Real Madridi merr pozitën e parë me 18 pikë.

Marketing