Realizimi i regjistrimit të popullsisë, në prill të vitit tjetër?

Regjistrimi i popullsisë u njoftua të ishte ndër prioritetet edhe të kësaj Qeverie por deri tani nuk ka nismë zyrtare në Kuvend për miratimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë në prill të vitit 2021.

Marketing

Propozim-ligji që nuk gjeti mbështetje në Kuvend gjatë mandatit të kaluar, pritet të dorëzohet përsëri në procedurë parlamentare. Miratimi i tij sipas pushtetit duhet të bëhet, e shumta deri në fund të vitit por nuk potencohet saktë se kur do ta dorëzojnë në Kuvend.

Sa më shpejt, aq më mirë për ne. Neve, faktikisht, ligji “na duhej dje” të jetë veçse i kaluar në Parlament, mirëpo ende ka kohë. Sa më shpejt të jetë e mundur, aq më mirë për ne, na i lehtëson punën që të arrijmë në kohë me të gjitha përgatitjet për një proces të tillë. Për sa u përket ndryshimeve të propozim-ligjit, nuk do të ketë asnjë ndryshim përveç datës se kur do të mbahet regjistrimi i popullsisë.”-tha Zirap Ademi, zv/drejtor i Entit Shtetëror të Statistikës

Enti shtetëror i statistikës, si institucion që duhet të zbatojë regjistrimin, thotë se një pjesë e përgatitjeve janë bërë që vitin e kaluar, meqë regjistrimi fillimisht ishte planifikuar të bëhej në prill të 2020-tës.

Megjithatë zëvendësdrejtori Zirap Ademi thekson nevojën për miratim më të shpejtë të ligjit.

Marketing