Realizohet takimi i parë i trupit ndërpartiak për pajtim

Trupi ndër-partiak në Kuvend zhvilloi takimin e parë i cili zgjati 2 orë, por pa praninë e mediave. Në këtë takim mungoi VMRO-DPMNE, BESA dhe Aleanca për Shqiptarët.

Marketing

Në mbledhje nuk është arritur marrëveshje rreth rikualifikimit të mundshëm të akuzës për 27 prillit dhe mënyra se si do të realizohet amnistia e mundshme selektive.
Ende nuk ka tekst të ofruar si bazë për të udhëhequr bisedimet për pajtim dhe për tu kuptuar se kush me kë duhet të pajtohet.

Edhe pse u paralajmëruara se grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së do të parashtrojë propozim për pajtim të pjesëmarrësve në ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar, kjo gjë nuk ndodhi.

Pas takimit dy kryesuesit e trupit ndërpartiak thonë se janë pajtuar për formimin e tre grupeve të punës. Njëra do të jetë për reforma, e dyta për pajtim, dhe një grup i cili do të punoj në lidhje me procesin integrues të vendit.

“Dua të them se në seancën e sotme u morëm vesh që për shkak të përshpejtimit të proceseve të formojmë tre nën grupe në kuadër të grupit ndër-partiak parlamentar të cilat do të punojnë në tre sfera, dhe ato janë reformat, integrimet dhe pajtimi.

Sfera e integrimeve ka të bëjë me debatin dhe përgatitjen e tekstit të ndryshimeve kushtetuese që i garanton RM-së anëtarësim në BE dhe NATO. Grupi i dytë i punës duhet të punojë në plan më të gjerë për pajtim, ku do t’i analizojë dhe do të propozojë zgjidhje të cilat kanë të bëjnë me arsyet dhe ngjarjet e 27 prillit, me plan afatgjatë për pajtim të qytetarëve të RM-së”, tha Frosina Remenski, bashkryesuese e grupit ndër-partiak.

Emilja Aleksandrova, nuk pranoi të komentojë në lidhje me ligjin për amnisti për rastin e 27 prillit. Ajo tha se duke thënë se të gjitha idetë dhe propozimet do të prezantohen para grupit ndërpartiak në Kuvend.

“Çdo zgjidhje ligjore duhet të dalë nga nën grupet të cilat duhet të formohen sot në mënyrë zyrtare në kuadër të këtij grupi ndër-partiak parlamentar. Çdo zgjidhje duhet të jetë rezultat i punës së deputetëve të cilët janë pjesë e këtyre nën grupe, si në pjesën e reformave, të integrimeve dhe pjesën e zgjedhjeve ligjore”, tha Emilja Aleksandrova, bashkëkryesuese e grupit ndër-partiak.

Grupi ndër-partiak ka 15 anëtarë nga shumica parlamentare, nga grupi i pavarur i VMRO-DPMNE-së dhe deputet të cilët nuk kanë grupe të deputetëve. Takimi i radhës i këtij trupi do të mbahet të premten kur pritet të do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Zaev.

Marketing