Rebic: Tregova se çfarë mund të bëj

Milani ka shënuar fitore të madhe në Serie A duke e mposhtur Udinesen me rezultat 3-2 në ndeshjen e xhiros së 20-të.

Marketing

Rosonerët ishin duke humbur në pjesën e parë, deri sa në të dytën u inkuadrua Ante Rebic që ndryshoi rrjedhat.

Ai shënoi dy gola, të dytën në fund të ndeshjes duke ia siguruar tri pikë të mëdha skuadrës.

Vetë lojtari është shprehur shumë i lumtur për këtë fitore.
“Unë jam i kënaqur sepse më në fund tregova se çfarë mund të bëj dhe 3 pikët janë shumë të rëndësishme, tash duhet të vazhdojmë përpara”, ka thënë Rebic.

“Unë nuk dua të them asgjë për synimet tona deri në fund të edicionit. Ne duhet të shkojmë ndeshje pas ndeshje, duke marrë pikë dhe duke u përqendruar në këtë gjë”, shtoi kroati.
Milani javën tjetër luan si mysafir i Brescias, derisa ndeshja luhet të premten nga ora 20:45.

Marketing