Recetat fiktive dhe rishitja e ilaçeve, revoltohen mjekët dhe farmacistët

Madje vetë kryeministri Zaev përmendi këtë problem dhe akuzoi mjekët se japin me shumicë receta fiktive e më pas farmacitë i mbledhin të njëjtat e ua japin me shumicë njerëzve të caktuar falas, e këto ilaçe përfundojnë duke u shitur në vend e jashtë tij. Por, Prokuroria Publike nuk ka nisur asnjë hetim për keqpërdorim dhe kriminalitet në dhënien e recetave fiktive dhe tregti të dyshuar me barna.

Marketing

“Nuk është hapur hetim për lëndën që pyesni, veprimet që merren nga ana e Prokurorisë Publike në procedurë parahetimore në përputhje me Ligjin për procedurë penale janë sekrete, për këtë arsye nuk jemi në gjendje t’ju sigurojmë çfarëdolloj informacioni”,– thonë nga Prokuroria Publike.

Kërkuam qëndrim nga FSSh se cilat barnatore dhe mjekë kanë qenë të kyçur në mashtrim dhe me sa para është e dëmtuar buxheti i fondit, por as nga atje nuk duan të komentojnë megjithëse paralajmëruan masa. Mjekët ndërkohë të revoltuar nga deklarata e kryeministrit thonë se secili prej tyre ka buxhet të caktuar nga ana e fondit për përshkrimin e terapisë, ndërsa lëshimet mund edhe të sanksionohen.

“Në Maqedoninë Perëndimore disa mjekë që kanë pasur barnatore kanë përshkruar shumë receta të cilat më pastaj i kanë rishitur. Unë vazhdimisht kam bërë thirrje si kryetare e shoqatës rreth kësaj çështje, kemi të bëjmë me një ose dy raste të cilat janë gjetur dhe të ndërmarrin aktivitete, por të gjeneralizohet tek mjekët amë. Bëjnë kriminalitet, por në të vërtetë nuk ekziston një gjë e tillë dhe nuk është në rregull”,- theksoi Liljana Dervishova nga Shoqata e Mjekëve.

Problemi me raftet e zbrazura të barnatoreve po vazhdon një kohë të gjatë. Nga Qeveria paralajmërojnë zgjidhje të problemit në vjeshtë.

Marketing