Ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së, Philip T. Reeker e ka vizituar Ambasadën e Kosovës në Pragë, ka njoftuar ambasadori i Kosovës, Arbër Vllahiu.

“Jashtëzakonisht i nderuar me vizitën e ndihmës sekretarit të Shtetit të SHBA-së, z. Philip T. Reeker në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Pragë. Një nder i veçantë për të pasur mysafir z. Reeker, mikun e Kosovës në shtëpinë e Kosovës në Pragë e për të ndarë për pak çaste pikëpamje për çështje të ndryshme. Kosova është e bekuar me miqësinë e përhershme me SHBA-në”, ka shkruar Vllahiu në Facebook.

Artikulli paraprakGruaja më e vjetër në botë ka vdekur në moshën 123 vjeçare.
Artikulli tjetërTë rinjtë skeptikë për Gjykatën Speciale