BE-ja dhe NATO-ja thonë se dyert janë të hapura, jemi të mirëseardhur, por e tyrja përfundon këtu.

Në radhë jemi ne – më 30 shtator duhet së bashku të hyjmë nëpër dyert e hapura drejt NATO-s dhe BE-së. Vendimi është vetëm i yni dhe vetëm ne mund ta sjellim, porosisin nga Koalicioni “Dil për Maqedoni evropiane”.

Ata theksojnë se NATO është aleanca më e fuqishme në botë dhe familje, anëtarët e së cilës mbrojnë njëri-tjetrin dhe se për të ardhme të sigurtë të fëmijëve dhe të rinjve duhet t’i bashkangjitemi kësaj familje. Për ta, BE-ja është familje e popujve ku vendet ndihmojnë njëri-tjetrin që të ndërtojnë siguri të përbashkët, të ndajnë mundësi dhe të krijojnë përfitime ekonomike për secilin vend anëtar.

“Vendimin më 30-të shtator e mbajmë të gjithë ne. A do ta shfrytëzojmë derën e hapur dhe do të vrapojmë në rrugën në të cilën jemi vonuar kaq vite ose do të vazhdojmë të presim dhe të fundosemi në baltën nga e cila kemi ikur në dhjetë vitet e kaluara”, tha ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerisnka para banorëve të komunës Aerodrom.

Edhe diplomatët e huaj me porosi se votimi nër eferendum në këtë moment është imperativi më i madh dhe qytetarët duhet të marrin pjesë në sjelljen e këtij vendimi historik për të shkruar të ardhme të re, më shpresëdhënëse për vete dhe për gjeneratat e ardhshme.

“Nuk mund t’ju them nëse referendumi është një hap i vërtetë apo jo. Keni disa momente të vendosni për mundësinë më të madhe që ju ofrohet. Nuk më zhgënjeni. Nëse e lëshoni këtë shans do të prisni dhjetëra vite. Nuk do t’ju them çfarë të bëni, por kërkoj që të mos e lëshoni këtë mundësi. Mendoni çfarë do të ndodhë nëse në Greqi ka zgjedhje dhe fiton Demokracia e Re”, porositi dje në Shkup eurodeputeti gjerman Knut Flekenshtajn.

Edhe ish-presidenti amerikan, Xhorxh Bush, në letër drejtuar popullit të Maqedonisë u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në sjelljen e këtij vendimi historik dhe të votojnë në referendumin nacional në fund të këtij muaji. “Pas një dekade pengesash, tani e keni fuqinë të shkruani një rrëfim të ri dhe më shpresëdhënës për ju, për fëmijët tuaj, për fqinjët tuaj dhe për vendin tuaj”, thotë Bush në letër, duke cekur se me padurim e pret ditën kur SHBA-ja me krenari do t’i dëshirojë mirëseardhje Republikës Veriore të Maqedonisë si aleate më e re dhe anëtare e 30-të e NATO-s.

Vendimi është në duart tuaja, tani o asnjëherë, porositi edhe ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Xhorxh Robertson, i cili dje qëndroi në Manastir.

“Me rëndësi është secili të votojë, t’i bindni të gjithë. Fqinjët tuaj të dalin dhe të votojnë më 30 shtator. Kur isha sekretar i përgjithshëm i NATO-s isha i detyruar që shtetin tuaj ta quaja FYROM, por ajo ishte gabim. Kjo përgjithmonë mund të ndryshojë më 30 shtator. Marrëveshja me Greqinë e garanton identitetin, kulturën, gjuhën dhe e hap derën drejt Evropës”, tha Robertson.

Eurodeputeti Hans Van balen, kryetar i ALDE (Aleanca e liberalëve dhe demokratëve në EVropë) thekson se referendumi i ardhshëm është me rëndësi jetësore për Maqedoninë. “Shpresoj se do të përmbushet censusi, se numër i mjaftueshëm i njerëzve do të dalin të votojnë dhe shpresoj se epilogu do të jetë pozitiv dhe numër i amdh i qytetarëve do të thonë ‘po’”, thotë ai në deklaratë për MIA-n.

Mbështetësit e “Po”-s së referendumit porosisin se kjo është mundësi që paraqitet një herë dhe e cila duhet të shfrytëzohet për të mirën e shtetit.

Hyrja në BE dhe në NATO, siç thonë ata, është e vlefshme dhe nëse kjo nuk bëhet në një tëa rdhme të afërt, nuk do ta kemi sërish këtë mundësi. Ata besojnë në epilogun pozitiv të referendumit dhe se qytetarët do të dalin sa më masovikisht dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike më 30 shtator.

Për koordinuesin e Maqedonisë për NATO, Stevo Pendarovski, të rinjtë duhet dhe do të jenë gjenerator i ndryshimeve pozitive në shtet.

“Të rinjtë në Maqedoni janë për Maqedoni evropiane dhe ata tashmë e formojnë qëndrimin e tyre sepse nuk dëshirojnë Maqedonia të jetë enklavë dhe e tërhequr nga bota globale. Të rinjtë duhet, dhe do të jenë gjeneratori i ndryshimeve pozitive në Republikën e Maqedonisë. Të rinjtë janë gjenerata më kosmopolite, e cila kurdo ka jetuar në këtë shtet, të rinjtë çdoherë kanë qenë gjeneratori i ndryshimeve pozitive çdokund në botë dhe kështu do të jetë edhe kësaj radhe”, tha Pendarovski dje në Manastir.

Anëtarësimi në BE, sipas mbështetësve të referendumit, është e nevojshme në mënyrë që t’u japim gjasë komunave të sigurojnë zhvillim lokal dhe t’i mbajmë të rinjtë të qëndrojnë për ta ndërtuar tëa rdhmen e tyre në vendin e vet.

“Mbështetja nga BE-ja për Maqedoninë paraqet 90 milionë euro në vit, përkatësisht çdo ditë ndahen nga 260 mijë euro për mbështetje në infrastrukturë, arsim dhe vetëqeverisje lokale. Me fillimin e negociatave, e më pas edhe me hyrjen në BE, mbështetja do të rritet plotësisht, kjo do të thotë edhe më shumë para për infrastrukturë, rrugë të reja, ujësjellës, kanalizime, shkolla dhe kopshte. Ato janë më shumë para evropiane për zhvillim lokal të të gjitha komunave, e me atë edhe jetë më e mirë dhe mëcilësore e të gjithë qytetarëve”, porositi ministri i Diasporës, Edmond Ademi në takim me banorët nga Shuto Orizara dhe Haraçina.

Ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski dje në Kavadar paralajmëroi se deri në fund të vitit do të akreditohet edhe masa nga IPARD-i për infrastrukturë rurale-publike. Kjo, sipas tij, do të thotë plotësisht 10 milionë euro për të cilat në fillim të vitit të ardhshëm do të mund të aplikojnë komunat.

“Procesi eurointegrues drejt të cilit hapëron Maqedonia është shumë i rëndësishëm që të rinjtë të mbeten këtu, prandaj edhe e japim këtë mbështetje të re plotësuese. Anëtarësimi në NATO dhe negociatat me BE-në janë posaçërisht të rëndësishme për sektorin e bujqësisë, në të cilin do të bazohet në tëa rdhmen ekonomia jonë”, shtoi ministri Nikollovski.