Referendumi, Arsovski: Për Zaevin ankth ose shans për të shkruar histori

“Si kryeministër kam mandat deri në dhjetor të vitit 2020, por nëse nuk ka sukses referendumi, me shumë gjasa ne përfundojmë me politikat këtu. Por përse do na duhej nevoja për qeverisje kur shteti jonë nuk do të kishte ardhmëri? Prej kësaj pyetje buron përgjegjësia e të gjithë aktorëve politik në këtë shtet, përfshirë këtu edhe VMRO-DPMNE-në…”, u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër.

Marketing

Kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev, para 2 ditëve në takimin me socialdemokratët që erdhën nga mbarë Evropa për të treguar se tani është momenti që Maqedonia të kapë trenin drejt Bashkimit Evropian.

Edhe analisti politik Petar Arsovski, tha se nëse dështon referendumi pjesa e mbetur e mandatit të Zaevit të jetë një ankth, megjithatë nëse arrihet sukses, atëherë ai do të shndërrohet në yll të historisë së Republikës së Maqedonisë përgjithmonë.

“Marrëveshja me Greqinë është projekti më i vlefshëm politik për Zoran Zaevin. Edhe pse nuk është projekti i tij i vetëm politik, suksesi i këtij projekti do ta shndërrojë atë në yll në historinë e Republikës së Maqedonisë përgjithmonë.
Mossuksesi i këtij projekti do të bëjë që pjesa e mbetur e mandatit të tij të jetë, thënë kushtimisht, të jetë një ankth për të, të jetë shumë i komplikuar, me atë që projekti më i vlefshëm ka dështuar, dhe në këtë mënyrë duhet kuptuar edhe deklarata e tij – politikat tona mbarojnë.

Mendoj se ai nuk ishte sa duhet preciz mbi atë se a do të largohet nga qeveria ose jo, dhe se kjo nuk është e rëndësishme, mossuksesi i projektit më të madh do të bëjë që ai të mos mund të vazhdojë më tutje”, tha Petar Arsovski, Analist politik.

Arsovski personalisht është optimist për referendumin ndërsa tha se anëtarësimi në NATO, nënkupton stabilitet, ndikon në përmirësimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësorë si dhe ofron mundësi për investime të reja.

Marketing