‘Referendumi’, Basha për vizitë në Maqedoni

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur ditën e sotme një vizitë në Maqedoni, ku mësohet se temë kryesore e këtyre takimeve pritet të jetë referendumi për çështjen e emrit dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, transmeton Top Channel.

PD njofton se gjatë kësaj vizite Basha do të ketë takime me liderët e të gjithë spektrit politik shqiptar në Maqedoni.