Shumë diplomatë perëndimorë të bashkuar në organizatën “Grupi i Ohrit” përmes një letre i janë drejtuar qytetarëve të Maqedonisë duke u bërë thirrje që të votojnë në referendum më 30 shtator dhe të rrethojnë përgjigjen “PO”.

“Më 30 shtator do të keni mundësi të bëni zgjedhjen historike. Nëse dëshironi ta hapni rrugën për anëtarësimin e vendit tuaj në NATO dhe BE me mbështetje të marrëveshjes me Greqinë? Ne, Grupi i “Ohrit”, ju ftojmë të thoni “Po”.

Kjo theksohet në fjalimin e grupit të “Ohrit” deri te qytetarët e Maqedonisë në prag të referendumit të vjeshtës për Marrëveshjen me Greqinë me të cilin hapet rruga e vendit drejtë NATO-s dhe BE-së pas ngecjes shumëvjeçare për shkak kontestit për emrin mes Shkupit dhe Athinës.

Grupi i “Ohrit” është grup joformal që e përbëjnë ish-politikanë dhe politikanët aktual si dhe përfaqësues të lartë ndërkombëtarë, që u formua në prill të këtij viti për mbështetjen e Republikës së Maqedonisë në rrugën e saj drejtë anëtarësimit në NATO dhe BE.

Në këtë grup bëjnë pjesë lordi Xhorxh Robertson, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, si kryetar i saj, Karl Bilt, ish-përfaqësues i posaçëm i BE-së dhe KB për Ballkanin, Havier Solana, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, Rosen Plevneliev, ish-presidenti i Bullgarisë, Alen Le Roa ish-përfaqësues i posaçëm i BE-së në Shkup, ambasadori Volfgang Ishinger, kryetar i Konferencës së Munihut për siguri, ambasadori Robert Gelbard, ish i dërguar i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin, Dejmon Vilson, nënkryetar i Këshillit Atlantik dhe analisti politik Zoran Çiçak.