Referendumi, javën e ardhshme vjen misioni i OSBE-ODIHR

Qeveria i ka bërë ftesë OSBE-ODIHR ta mbikëqyr referendumin më 30 shtator.

Marketing

Për RTVM-në, nga selia e OSBE-së në Varshavë thonë se javën e ardhshme në Maqedoni do të dërgojnë mision të cilët do të takohen me zyrtarët e qeverisë, përfaqësuesit politik dhe shoqërinë civile, dhe më pas do të bëhet vlerësimi se në çfarë formati do të vëzhgohet referendumi nga ana e OSBE-së dhe sa persona do të angazhohen në këtë proces.

“ODIHR ka marrë ftesë nga pushteti për mbikëqyrjen e referendumit dhe ne do të dërgojmë mision për vlerësimin e situatës në vend të cilët do të takohen me përfaqësuesit e qeverisë, partive politike, OJQ-të dhe mediat. Në bazë të informacioneve nga takimet, misioni për vlerësim të nevojave do të vendos për rekomandimin si dhe në çfarë forme ODIHR do ta mbikëqyr implementimin e referendumit”, tha Thomas Rymer, zëdhënës i OSBE-ODIHR.

Pasi që të arrijë misioni i OSBE-së në Shkup, javëve në vijim do të përgatitet raport rekomandues, në bazë të së cilës do të vendoset se sa vëzhgues do të dërgohen në Maqedoni gjatë procesit, pohon zëdhënësi i OSBE-së Thomas Rymer.

Marketing