Referendumi, Kuvendi pa plan për udhëheqjen e fushatës

Deputetët të cilët rinisën punën pas pushimeve, ende nuk dinë se si do të zhvillojnë fushatën për referendumin. Deputetët e shumicës parlamentare thonë se nuk kanë akoma marrëveshje midis partnerëve të koalicionit për fushatën në fjalë. Thonë se pas festave do të ulen dhe do të merren vesh se çfarë fushate do të zhvillojnë.

“Ne si partner të koalicionit akoma nuk jemi ulur që të dakordohemi se çfarë lloji të fushatës do të bëjmë dhe kështu me radhë. A do të jetë ajo fushatë që do ta udhëheqin vetëm institucionet qeveritare, a do ta udhëheqë kuvendi apo qeveria ose do të kemi fushata partiake për këtë çështje, a do të jetë fushatë ‘PËR’, apo fushatë promovuese për dalje në referendum. Nëse kërkohet që edhe deputetët të kyçen në këtë , mund që të bëhen edhe disa klipe ku do ti prezantonim edhe qëndrimet tona në opinion.” – tha deputeti i PLD-së, Goran Milevski.

Deputeti i Lëvizjes Besa në opozitë Fadil Zendeli thotë se në fund gjithçka do të zhvillohet në fushatë partiake.

“Sipas një logjike e gjithë procedura do të zhvillohet nëpërmjet deputetëve, ndërkaq deputetët janë pjesë të partive politike, ashtuqë në këtë drejtim do të zhvillohet I gjithë procesi.” – u shpreh Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa.

Deputetët e VMRO-së dhe LSDM-së thonë se organet partiake do të duhet të vendosin. Ndërkohë që social demokratët vazhdojnë me aktivitete në teren.

“Qytetarët do të njohin benifitet e integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO, andaj më 30 shtator do të japin mbështetje për hyrje në BE dhe NATO nëpërmjet pranimit të marrëveshjes për të ardhmen me identitet të mbrojtur maqedonas.” – deklaroi deputeti i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.

Të mërkurën kryeparlamentari Talat Xhaferi do të mbledhë kordinatorët e gruepeve parlamentare. Pritet të qartësohet pjesëmarrja e deputetëve në referendumin e shtatorit.

evn