Referendumi, Mickoski: Qëndrimin tim do ta shikoni më 30 shtator

Të gjithë qytetarët në Republikën e Maqedonisë më 30 shtator në referendumin e ardhshëm duhet të veprojnë sipas bindjes së tyre, duke dëgjuar zemrën dhe duke gjykuar me arsye, tha kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE Kristian Mickoski në një intervistë për TV Telma, duke shmangur në mënyrë specifike përgjigjen e pyetjes se si ai si udhëheqës i partisë kryesore të opozitës do të veprojë dhe do të japë një shembull për simpatizantët dhe mbështetësit e partisë së tij.

Marketing

“Për disa ditë do të afrohet 30 shtatori dhe atëherë do të shikoni qëndrimin tim”, theksoi Mickoski

Sipas tij, pjesa më e madhe e anëtarëve dhe përkrahësve të VMRO-DPMNE-së ose siç tha do të abstenojnë ose do të votojnë kundër.

Ai shtoi se nëse pyetja do të kishte vetëm një kuptim dhe do të përfshinte vetëm Marrëveshjen, ai do t’i bënte thirrje simpatizantëve dhe përkrahësve të partisë që të dalin dhe të votojnë kundër.

Mickosoi e përsëriti qëndrimin e partisë për marrëveshjen – nuk mund të përkrahim, as të pranojmë ndryshimin e Kushtetutës me qëllim ndryshimin e emrit kushtetues.

Theksoi gjithashtu se mbetet në qëndrimin se nëse referendumi është i suksesshëm, respektivisht nëse plotësohet cenzusi dhe nëse shumica e qytetarëve dalin dhe votojnë “pro” ai personalisht si Hristian Mickoski atë do ta respektojë, por nuk tha nëse kjo do të respektohet edhe nga partia e tij.

Marketing