Referendumi në Maqedoni, Basha apelon shqiptarët: thoni “Po”

Kreu demokrat Basha iu është bashkangjitur atij vargani të lidërve botërorë që kanë bërë e po bëjnë thirrje që në Maqedoni të votohet masivisht në referendum dhe mundësisht me një votë “Po” emrit të ri.

Marketing

“Partia Demokratike ka një porosi apo një këshillë, një mesazh për të gjithë qytetarët e Maqedonisë e në veçanti për bashkëkombasit tanë shqiptarë, të dalin masivisht e të marrin pjesë masivisht të gjithë në referendumin e 30 shtatorit dhe të hedhin votën e tyre për Maqedoninë në NATO dhe për të ardhmen e sigurt euroatlantike dhe europiane të Maqedonisë dhe mbarë rajonit”, u shpreh Basha.

Deklarata e tij u bë pas një takimi me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, duke vlerësuar dhe rolin e këtij të fundit në zhvillimet politike maqedonase, si factor shqiptar

“….mbështes dhe përgëzoj nga zemra përpjekjet e palodhura të lidershipit shqiptar, të z. Ali Ahmeti, të kolegëve të tij, krah për krah edhe forcave të tjera politike të Maqedonisë që me 30 shtator të shënohet një kapitull i rëndësishëm për Maqedoninë por edhe për mbarë rajonin duke hedhur hapin vendimtar drejt anëtarësimit të Maqedonisë në NATO”, theksoi kreu demokrat.

Pos Ali Ahmetit, Basha u takua në Shkup me pothuajse të gjithë faktorin politik shqiptar të atjeshëm, në një udhëtim mbështetës në prag të referendumit të pritshëm për emrin e ri.

Marketing