Është shpallur referendumi për emrin, në të cilin, konform me vendimin, të cilin Kuvendi e votoi dje, qytetarët e Maqedonisë më 30 shtator të vitit 2018 do të duhet të prononcohen për pyetjen: “Nëse jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”. Vendimi u votua pa praninë e deputetëve të opozitës OBRM-PDUKM.

Për zbatimin e referendumit tashmë është funksionale edhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), pasi që anëtarët e sapozgjedhur dhanë deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Sipas VMRO-DPMNE-së, pyetja në referendum është joprecize, me shumë kuptime dhe manipuluese për opinionin. Partia opozitare konsideron se me atë që është konsultativ në vend që detyrues, hapet mundësia që rezultati nga referendumi të interpretohet siç dëshiron.

Për pyetjen dhe karakterin e referendumit, pushteti dhe opozita nuk arritën marrëveshje në periudhën e kaluar të takimeve të liderëve dhe në nivel parlamentar.

VMRO-DPMNE ka ende nuk ka bërë të ditur nëse do ta ftojë anëtarësimin në bojkot të referendumit, për çka duhet të vendosin organet më të larta të partisë.

LSDM-ja qeveritare, sërish kërkoi mbështetje për referendumin, i cili konsiderohet si vendim historik, me të cilin qytetarët do të përcaktohet për të ardhmen evropiane dhe prosperuese të Maqedonisë dhe me ka do të mundësohet zbatimi i plotë i marrërveshjes me Republikën ne Greqisë.

Hapat e ardhshëm priten nga KSHZ-ja, kryetari i saj Oliver Derkovski deklaroi se me respektim të ligjit dhe Kushtetutës së RM-së do të veprojnë dhe do të bëjnë gjithçka që është në kompetencë të tyre që të ketë sukses organizimi i referendumit. Së shpejti do të caktojnë seancë konstitutive, ndërsa anëtarët e sapozgjedhur të Komisionit, mes tjerash, do të duhet të kontribuojnë që të zbardhen dilemat rreth Listës zgjedhore .

Të siguruarat 3,5 milionë euro nga Buxheti shtetëror për zbatimin e referendumit, sipas Ministrisë së Financave, do të kenë ndikim mbi punën vijuese të shfrytëzuesve buxhetore, mbi zbatimin e programeve dhe projekteve buxhetore.

Kryeministri Zoran Zaev më herët deklaroi se nëse në referendumin nuk ka census të plotësuar, atëherë mbetet që institucionet të vendosin, gjegjësisht Parlamenti të prononcohet për ndryshimet e Kushtetutës.