“Referendumi”, vazhdojnë përplasjet politike

Pushteti dhe opozita janë larg kompromisit për referendumin e 30 shtatorit. Ndonëse opinioni pret që dy partitë më të mëdha maqedonase të gjejnë gjuhë të përbashkët, këto të fundit me akuza të ashpra ndaj njëra-tjetrës. LSDM-ja fajëson VMRO DPMNE-në për papërgjegjshmëri, pasi akoma nuk është deklaruar se çfarë qëndrimi do të ketë ndaj referendumit, respektivisht nëse do të votojë pro apo kundër, ose do ta bojkotojë.

Marketing

LSDM

“Hristijan Mickoski dhe VMRO DPMNE-ja akoma nuk u përcaktuan për referendumin, akoma nuk tregojnë se për çfarë janë.

Për çështjen më të rëndësishme për të ardhmen e shtetit, për çështjen më të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve VMRO DPMNE-ja nuk ka qëndrim të qartë.

Kjo skajshmërish tregon jo-seriozitetin, papërgjegjshmërinë dhe mjegullinë e kësaj udhëheqësie të VMRO DPMNE-së.

Siç duket VMRO DPMNE-ja do ta mbështeste marrëveshjen dhe krejtësisht ndryshe do të sillej nëse do t’i jepej amnistia që e kërkoi por nuk e mori.”

Nga LSDM-ja thonë se vendi nuk ka alternativë tjetër pos integrimit në NATO dhe BE, duke kërkuar që VMRO DPMNE-ja të tregojë nëse mendon ndryshe. Nga kjo parti gjithsesi presin që qytetarët të votojnë pro referendumit, apo siç theksojnë, pro të ardhmes. Nga ana tjetër, VMRO DPMNE-ja me kundërpërgjigje se LSDM-ja është e zhytur në krim dhe se si e tillë nuk mund të sigurojë të ardhme evropiane për qytetarët. Për VMRO-në, LSDM-ja tenton që përmes akuzave ndaj opozitës ta shpërqendrojë vëmendjen e opinionit nga aferat e veta.

VMRO DPMNE

“Asnjë komunikatë alibi e LSDM-së nuk do ta mbulojë ose justifikojnë veprën kapitulluese të Zoran Zaevit të shprehur përmes Marrëveshjes së dëmshme me Greqinë.

LSDM-ja dhe Zoran Zaev duhet të dinë se VMRO DPMNE-ja nuk do të jetë justifikim për futjen e vendit në qorrsokakun në të cilin ndodhemi si vend dhe për katastrofën ekonomike dhe shoqërore në të cilën ndodhemi.

Është shumë e qartë se Zoran Zaev nuk mund të sjellë të ardhme evropiane për shtetin, sepse të ardhme evropiane nuk ka me krim, korrupsion dhe tenderë të kurdisur”

Nga partia e Mickovskit kanë deklaruar se më 10 shtator, vetëm 20 ditë para mbajtjes së referendumit do ta tregojnë qëndrimin me tyre nëse janë pro, kundër apo për bojkot.

Marketing