‘Referendumi’, Zaev: Të bashkuar më 30 shtator për të siguruar të ardhmen e vendit

Kemi ardhur në Vallandovë që ti tregojmë botës se jemi për Maqedoni evropiane dhe se besojmë në vlerat evropiane.
Me këtë e sigurojmë të ardhmen tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë tha Kryeministri Zoran Zaev në tubimin në Vallandovë.
Pas shumë viteve arritëm marrëveshje me Greqinë ne fituam identitet të mbrojtur ndërsa Greqia emër për përdorim të përgjithshëm.

Marketing

Tash marrëveshjen e arritur duhet ta vërtetojmë në referendum. Zaev bëri thirrje për bashkim dhe masovitet dhe më 30 shtator njëjtë si në vitin 1991 me votën e dhënë ta sigurojmë të ardhmen e vendit tonë.

“Fillimisht e duam shtetin dhe alternativë për Maqedoninë nuk ka. Mundet të mbetemi të izoluar zorrë qorre në botë askush nuk na ndalon ose të integrohemi si e tërë bota. Nëse dikush ofron alternativë tjetër vlen që ta shqyrtojmë nëse ka plan b,c ta shohim, por nuk ka dhe nuk është e ndershme që thuhet se ka mundur të arrihet marrëveshje më e mirë sepse kanë pasur mundësi politikanët 27vite ta arrijnë marrëveshje”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.

Fondet evropaine janë të hapura për qytetet tona ndërsa shembull për këtë është Vallandova tha Kryetari i Komunës Kostadinov duke rikujtuar se infrastruktura po ndërtohet me para nga Brukseli.

“Me hyrjen në BE mundësohet që prodhimet e Vallandovës të ofrohen në tregjet evropiane. Me këtë do fitonim çmim më të lartë shitës dhe do të ekzistonim nga profiti i realizuar në vendin tonë”, theksoi kryetari i komunës së Vallandovës, Pero Kostadinov.

Fushata e referendumit nën moton “Dil për një Maqedoni Evropiane” do të vazhdojë me organizimin e debateve dhe tubimin e qytetarëve.