Dy referet nga Maqedonia, Vjollca Izeiri nga Gostivari dhe Ivana Projkovska nga Shkupi, së bashku me dy referet nga Spanja dhe dy nga Finlanda, do të ndajnë drejtësi në ndeshjet e eliminatore të Ligës së Kampionëve për femra, që do të mbahet nga data 6 deri më 14 gusht në Riga të Letonisë, në kuadër të grupit të 7–të eliminator, njofton Botasot.

Në këtë grup marrin pjesë ekipet Biik Kazygurt, Landhaus Vien nga Austria, Elpides Karditsas e Greqisë dhe Rigas FS nga Letonia.

Vjollca Izeiri theksoi se dy referet nga Maqedonia do të ndajnë drejtësi në ndeshjet: Landhaus Vien- Rigas Fs më datën 7 gusht, Elpides Karditsas-Landhaus Vien me 10 gusht dhe ndeshjen Rigas FS – Elpides Karditsas që do të luhet me 13 gusht.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin Arkidija, pos ndeshjes Rigas FS – Elpides Karditsas që do të luhet në stadiumin Daugava në Riga.