Refugjatët kërcënojnë Europën

Organizata ndërkombëtare për migracionin ka bërë publike shifra të frikshme që flasin për një numër gjithnjë e në rritje të refugjatëve të mbytur.

Marketing

Në 6 vitet e fundit numërohen 19 mijë jetë të humbura në atë që tashmë quhet masakra e mesdheut. Mbrëmjen e së dielës, në ujrat pranë ishullit Italian Lampedusa, një anije e vogël me 50 emigrantë në bord u përmbys por fatmirësisht autoritetet ndërhynë në kohën e duhur.

Ndërkohë gjendja në Greqinë fqinje vijon të mbetet shqetësuese ndërsa Athina zyrtare ka marrë masa për transferimin e kampeve të tejmbushur me refugjatë. Sipas parashikimit të qeverisë greke, deri në fund të vitit priten edhe rreth 25.000 emigrantë të tjerë.

Ministri i brendshëm gjerman, Horst Zihofer ka paralajmëruar se mungesa e masave konkrete nga BE do të conte drejt një krize ndoshta më të madhe se ajo e vitit 2015.
HORST SEEHOFER

MINISTER I BRENDSHEM I GJERMANISE

“Duhet t’i ndihmojmë më shumë partnerët tanë europianë në kontrollet në kufijtë e jashtëm të BE. I kemi lënë shumë kohë vetëm. Po të mos jepet kjo ndihmë, ne do të përjetojmë një valë refugjatësh ndoshta edhe më të madhe se katër vjet më parë.”

Marketing