Refuzohen të gjitha paditë e koalicionit ASH-Alternativa

Gjykata Administrative ka refuzuar të gjitha paditë, 75 saktësisht, të Koalicionit ASH-AAA për parregullsi zgjedhore.

Marketing

Po ashtu është refuzuar edhe padia e vetme e partisë INTEGRA.

Më shumë padi ka dorëzuar partia “E majta”, gjithsej 101, edhe ato janë rrëzuar të gjitha.

Gjykata Administrative duhet të vendos edhe për dy paditë e VMRO-DPMNE-së.

Nëse Administrativja i hedh poshtë të gjitha paditë, atëherë KSHZ-ja mund të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të 15 korrikut.

Marketing