Refuzohet kërkesa e VMRO-së për të debatuar për ligjin për amnisti

Kuvendi nuk pranon kërkesën për të debatuar për ligjin për amnisti për të dënuarit e 27 prillin.

Marketing

Shumica parlamentare nuk e pranoi kërkesën e koordinatorit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevskit që pjesë e rendi të ditës të jetë Propozim-ligji i tyre për amnistinë e personave të akuzuar, të dyshuar dhe të dënuar për ngjarjet e 27 prillit.

Opozita kërkon që me këtë ligj të lirohen të dënuarit, të akuzuarit dhe të dyshuarit për 27 prillin e vitit të kaluar. Nga partia e Hristijan Mickoskit i bëjnë thirrje Qeverisë që me pranimin e këtij ligji të fillojë pajtimi kombëtarë, ndërsa ka subjektet tjera parlamentare kërkuan mbështetje në fazën e amendamenteve.

Marketing