Refuzohet kërkesa për anulimin e seancës për rastin “Tanku”

Ish-ministrja për Punë të Brendshme, Gordana Jankulloska, pas lidnjes së fëmijsë përsëri u ul në bankën e të akuzuarëve për blerjen e “mercedesit” luksoz. Jankulloska bëri kërkesë që pas çdo tre ore duhet të shkoj në shpi në paus. Kjo kërkesë u pranua nga gjyqtarja Kacarksa.

Marketing

Në seancën e parë të sotme, Jankulloska tha se ekzistojnë ndryshime në të dhënat e saj dhe se është nëna e një fëmije. Por për këtë gjyqtarja Dobrilla Kacarska e cila e udhëheq lëndën i tha se i dëshiron shëndet dhe jetë të gjatë fëmijës.

Në fillim të seancës avokati kërkojë anulimin e seancës përderisa Gjykata e Apelit nuk ka sjell vendim për ankesën e ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit për të njëjtën lëndë.

Për ankesën e Gruevskit është marr vendim i shkallës së parë me të cilën u dënua me dy vjet burg, gjykata e shkallës së dytë ka njoftuar seancë publike për nesër dhe pasnesër.

Gjyqtarja Kacarska e refuzoi propozimin për anulimin e seancës duke thënë se ajo në kohë ka siguruar kopjen e të gjithë dëshmive dhe se e njeh mirë lëndën për të cilën akuzohen Gruevski dhe Gjoko Popvski, sepse gjyqtarja Kacarska e ka udhëhequr edhe lëndën për “Tanku”.

Marketing