Refuzohet kërkesa për paraburgimin e Andrea Popovskit

Gjykata Themelore ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për paraburgimin e ish-drejtorit të regjistrit qendror, Andrea Popovski, i cili u arrestua për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe favorizim të një punonjëse deri sa ushtronte postin e drejtorit.

Marketing

Nga ana tjetër Gjykata vendosi që Poposki të paraqitet në gjykatë si dhe t’i merret përkohësisht pasaporta. Si masë kujdesi Gjykata gjithashtu caktoi ndalesë që Popovski të kontaktojë me persona të caktuar lidhur me veprën penale. Për personat e tjerë për të cilët kërkohet masë kujdesi ende po vazhdon procedura. Ish drejtori, Popovski, dyshohet për shpërdorim të detyrës. Ai ka urdhëruar shërbimet e institucionit, që një punëtore ta evidentojnë si e rregullt në punë ndërkohë e që njëjta nuk do të vinte fare në vendin e punës për shkak të aktiviteteve partiake.