Regjim i posaçëm i komunikacionit në disa rrugë në Shkup

MPB paralajmëron regjim të posaçëm në udhëkryqin mes bulevardit “Aleksandri i Madh”, rr. “Brigada e 16-të maqedonase” dhe rr. “Brigadat internacionale”.
Siç paralajmërojnë nga Ministria, kjo pason pas protestës së paralajmëruar në periudhën prej orës 14:00 deri në orën 17:00 gjatë ditës së sotme, si dhe të hënën dhe të martën gjatë javës së ardhshme.

Marketing

Protesta është organizuar nga ana e pronarëve të restoranteve për organizim të ngjarjeve, përfaqësues të foto-studiove he grupeve muzikore.