Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup!

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se sot (23.06.2021), për shkak të vizitës zyrtare të delegacionit të huaj në Maqedoninë e Veriut, Sektori për siguri të komunikacionit rrugor në kuadër të Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup, do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në pjesën më të gjerë të qytetit të Shkupit.

Marketing

Për këtë qëllim, MPB-ja apelon deri te qytetarët – pjesëmarrës në komunikacion t’i respektojnë urdhrat që do të jepen nga zyrtarët policor.

Marketing