Regjim i veçantë i komunikacionit gjatë fundjavës në Shkup

Sektori për siguri të komunikacionit rrugor pranë SPB Shkup gjatë fundjavës do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore në rrugën “Mitropolit Teodosij Gologanov”.

Marketing

Nga MPB-ja kumtuan se qarkullimi përmes rrugës “Dimitre Çupovski” në drejtim të lëvizjes nga Qendra drejt Gjorçe Petrovit do të orientohet drejt përmes rrugës “Shën Cirili dhe Metodi” dhe majtas përmes rrugës “Heronjtë e Kosturit”.

MPB-ja apelon deri tek qytetarët t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit policorë nëpër rrugët ku do të lëvizin pjesëmarrësit.