“Regjistri Qendror”, pesë persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka sjellë Vendim për zbatimin e procedurës hetimore kundër 5 personave, njëri nga të cilët është i dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave”, derisa katër të tjerët dyshohen për ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale.

Marketing

Gjatë periudhës prej 16.12.2014 deri më 29.05.2017, i dyshuari i pare në cilësinë e ushtruesit të detyrës drejtor i Regjistrit Qendrorë, ka tejkaluar kompetencat e tij, përmes urdhrit gojor duke urdhëruar që një e punësuar të evidentohet si e rregullt në punë në listat mujore të cilat i ka përgatitur Sektori për Resurse Njerëzore, edhe pse ka qenë i vetëdijshëm se e punësuara nuk do të paraqitet në vendin e punës, por do të jetë e angazhuar për aktivitete partiake të një subjekti politikë.

Marketing