Regjistrimi i popullsisë, LSDM: Bojkoti dhe sabotimet, të palejueshme

Me nënshkrimin e dekretit nga presidenti, janë plotësuar të gjitha kushtet normative për regjistrimin e popullsisë, thonë nga LSDM. Ftojnë opozitën që të ndalojë tendencën për të penguar këtë proces statistikor.
“Është për të ardhur keq që në VMRO DPMNE kemi politikanë të papërgjegjshëm, të cilët idenë për ekzistencën e tyre e bazojnë në bllokada, sabotime dhe ndarje. Vënia e vazhdueshme e  pengesave, frenimi i procesve, nxitja e ndarjeve dhe konflikteve nacionaliste dhe thirrjet për bojkot dhe sabotime janë të palejueshme”, theksoi Snezhana Kallçevska, deputete e LSDM-së.
Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave do të bëhet në tre javët e para të muajit prill. Një proces që duhet zhvilluar çdo dhjetë vite, në Maqedoninë e Veriut nuk është zhvilluar për 19 vjet, që nga regjistrimi i vitit 2002.
Në vitin 2011 pati një përpjekje për regjistrim e popullsisë, por procesi u ndërpre pasi vetëm pesë ditë para përfundimit të tij, të gjithë anëtarët e Komisionit të Regjistrimit dhanë dorëheqje, me asryetimin se për shkak të mangësive në procedurë, do të fitohen të dhëna pa relevancë.
Marketing