Regjistrimi i popullsisë, Zaev: Është mirë që opozita s’përmend bojkotin

Regjistrimi i popullsisë do të ndodh në tre javët e para të muajit prill, konformë Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë, Amvisërive dhe Banesave.

Marketing

Kreu i Qeverisë Zoran Zaev, thotë se nuk ka asnjë shans që ky proces të pengohet pasi tani edhe opozita maqedonase, e cila nuk e përkrahu ligji dhe kërcënonte me thirrje për bojkot, tani ka ndryshuar diskurs dhe përmend vetëm mosnjohjen e rezultatit.

“Më vjen mirë që te opozita nuk dëgjoj fjalën bojkot ose pengim, por mosnjohje të rezultatit. Pasi, të ftoni dikë në bojkot, në rastin konkretet është thirrje për të shkel ligjin. Kush do t’ua paguaj dënimet qytetarëve duke i vënë në rrethana të tilla?! Unë mendoj se opozita nuk ka nevojë as për grumbullimin e nënshkrimeve pasi vetëm një deputet mundet të propozoj ndryshimin e ligjit ose pr/ligj të ri. Prandaj s’ka nevojë për manipulime apo farsa të tilla.” – tha Kryeministri Zoran Zaev.

Opozita e kryesuar nga VMRO DPMNE sërish akuzoi pushtetin për shtyerjen e të këtij procesi pa konsesnsus dhe me forcë. Konsiderojnë se përgjegjësia për dështimin e mundshëm të regjistrimit do të bie mbi Qeverinë.

“Qeveria sëbashku me Apostol Simoskin si drejtor i Entit për Statistika po shtyjnë proces për regjistrimin e popullsisë pa konsesnsus në shoqëri. Duke e shtyrë me forcë, me ligj përplot me pasaktësi dhe zgjidhje jologjike, pa metodologji të qartë, të panjohur për të gjithë, krijuan kushte për atë që ne paralajmëronim, për regjistrim si operacion politik. Dhe përgjegjësia bie pikërisht te ata, dhe duhet të kërkohet përgjegjësi, nëse regjistrimi dështon për çfarëdoqoftë arsye.” – u shpreh zëdhënës i VMRO DPMNE-së, Naum Stoilkovski.

Propozim ligji për regjistrimin e popullisësë, amvisërive dhe banesave u miratua pak ditë më parë me 62 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur si dhe me shumicë të dyfishtë, të njohur si shumica e Badenterit, ku morri përkrahjen e 29 deputetëve të bashkësive të tjera etnike.

Ligji pritet të dekretohet nga presidenti i Republikës, Stevo Pendarovski brenda javës.

 

Marketing