Regjistrimi i vitit 2020, me apo pa mundësinë e përcaktimit etnik dhe fetar?!

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës. Apostol Simovski ka qenë i ftuar në një intervistë në 1Tv, ka sqaruar ndryshimet që pritet të bëhen në regjistrimin e ardhshëm në Republikën e Maqedonisë.

Marketing

“Kemi tentuar që të bëjmë më shumë ndryshime, me qëllim që të largojmë politikën nga procesi i regjistrimit. Nga njëra anë, ndërsa në anën tjetër që të sigurojmë më shumë të dhëna kualitative. Në princip tri çështje janë të rëndësishme, të cilët e dallojnë këtë proces të regjistrimit nga proceset tjera”, ka sqaruar Apostoll Simovski, drejtor i Entit Shtetëror të Statistikës.

Drejtori i Entit të Statistikës ka pranuar se është larguar grafa për përkatësin etnike, edhe pse kishte reaksione nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë, pasi që u bë i njohur ky skandal.

Por, edhe përkundër kundërshtimeve të shumta, procesi i regjistrimit të vitit 2020 do të realizohet me apo pa grafën për përkatësin etnike dhe fetare.

Për këto dhe shumë vërjetje tjera, partitë politike shqiptare por edhe analistët shqiptarë kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me mbarëvajtjen e procesit dhe pamundësisë së përcaktimit etnik dhe fetar.

Marketing