Regjistrimi në diasporë, ESHS: 171.620 të regjistruar, 11.000 brenda një dite

Procesi i regjistrimit të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit vazhdoi me tempo të lartë edhe gatë fundjavës. Nga ESHS njoftojnë se në 24 orët e fundit janë vetë-regjistruar 11.101 persona. Numri i përgjithshëm i të regjistruarve deri në orën 8 të mëngjesit të kësaj të hëne, ishte 171.620.
“Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 11.101 persona, kurse numrat janë interesantë. A e keni ditur se në Xhibuti ka tre shtetas maqedonas që janë regjistruar? Në Tuvalu janë 4, në Avlbard dhe Jan Majen 4, në Ishujt Mariane Veriore 11. Me të vërtetë jemi gjithkund dhe këtë duhet ta tregojmë”, thuhet në kumtesën e ESHS-së.
ESHS: Nuk regjistrohen ata që hoqën dorë nga shtetësia
Nga atje ndërkohë përkujtojnë se nuk mud të regjistrohet asnjë qytetar i cili ka hequr dorë nga shtetësia e Maqedonisë së Veriut.
“Kushti i parë për regjistrim, është personat të jenë në bazën e shtetasve të MPB-së. Pas kryqëzimit të bazave, ata persona të cilët mungojnë, do të mënjanohen, edhe pse tentuan të regjistrohen me numër amë të pasivizuar. ESHS vepron sipas metodologjisë serioze dhe udhëhiqet sipas standardeve më të ashpra dhe më bashkëkohore të kontrolleve gjatë regjistrimit dhe çdo tentim për dezinformim dhe manipulim me popullatën do të demantohet menjëherë.”, sqarojnë nga ESHS në profilin në Fejsbuk