Regjistrimi, Osmani: Nuk lejojmë të jemi diskurs politik i Sofjes

Maqedonia e Veriut mbron të gjitha të drejtat individiale dhe kolektive të etnive që jetojnë brenda shtetit andaj nuk do të lejojmë  që për axhenda  zgjedhore  apo dallime bilaterale të bëhemi diskur politik për fitime partiake në Bullgari, deklaroi ministri Bujar Osmani.

Marketing

Ai thotë se asnjëherë nuk ka qenë kërkesë e fqiut lindor që etnia bullgare  të figurojë në preambulën kushtetuese por  tha se shteti posedon mekanzima për të mbrojtur njësoj të drejtat e të gjithë komunieteve që jetojnë në vendin tonë.

“Mendoj se mundet edhe tekniksiht të gjendet mënyrë për të dëshmuar rezultatet për të gjitha bashkësitë etnike  në shtet. Thjesht nuk duhet të lejojmë të zhvillohet  teoria konspirative se shteti ka ndonjë raport special me bashkësi etnike të caktuar.Çështja e përfshirjes së bullgarëve në prembulën kushtetuese nuk është ngritur në raportet tona bilaterale. As që mendoj se ka interes për ngritjen e kësaj çështjeje. Unë mendoj se   nuk duhet të kemi rezerva në raport me  realizimin e të drejtave individuale dhe kolektive të cilësdo bashkësi etnike” – u shpreh Ministri i Jashtëm i vendit tonë, Bujar Osmani.

Marketing