Regjistrohen 15 viktima dhe 868 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.654 teste të kryera janë regjistruar 868 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 355 pacientë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 15 pacientë.

Marketing

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 111.077 raste, prej të cilëve 96.925 janë shëruar, kurse 3.280 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka raste aktive 10.872.