Regjistrohen 305 raste të reja dhe 11 viktima nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.533 testime ndërsa janë regjistruar 305 raste të reja me koronavirus.
Në 24 orët e fundit 167 persona janë shëruar.
11 persona kanë humbur betejën kundër KOVID-19.

Marketing

Ndryshe, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 102,787, numri i pacientëve të kuruar është 91,233, numri i të vdekurve është 3,137 dhe numri i rasteve aktive është 8,417.

Marketing