Regjistrohen 53 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë sot informon se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 53 raste të reja me coronavirus.

Marketing

Sipas qyteteve: Shkup – 13, Kumanovë – 9, Prilep – 9, Tetovë – 4, Strugë – 2, Veles – 12, Manastir – 2 dhe Makedonski Brod – 2.

Nga atje informojnë se 25 pacientë janë shëruar, 6 të shëruar janë nga Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile dhe 19 që janë pacientë që janë kuruar në shtëpi.

Me këtë, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1170