Regjistrohen 7 viktima dhe 175 të infektuar me virusin korona

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 1733 testime të realizuara, 175 persona janë diagnostifikuar me virusin korona.

Marketing

Shkup – 90, Kavadarc – 15, Tetovë – 11, Kumanovë – 7, Ohër – 6, Kratovë – 6, Dibër – 5, Gostivar – 4, Prilep – 4, Strumicë – 4, Resnjë – 4, Veles – 3, Strugë – 3, Manastir – 2, Gjevgjeli – 2, Vinic – 2, Shtip – 1, Berovë – 1, Kërçovë – 1, Negotinë – 1, Dellçevë – 1, Krushevë – 1 dhe Sveti Nikollë – 1.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 365 pacientë të shëruar nga korona virusi.

Shkup – 288, Veles – 10, Prilep – 7, Kumanovë – 7, Gostivar – 7, Shtip – 7, Koçan – 4, Gjevgjeli – 3, Kriva Pallankë – 3, Vinic – 3, Kratovë – 3, Kërçovë – 3, Tetovë – 2, Dibër – 2, Berovë – 2, Bogdanc – 2, Pehçevë – 2, Ohër – 1, Manastir – 1, Kavadar – 1, Resnjë – 1, Radovish – 1, Probishtip – 1, Krushevë – 1, Demir Hisar – 1, Makedonski Brod – 1 dhe Negotinë – 1.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit 7 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19.