Gjatë 24 orëve të fundit (28/29.10.2020) në gjithë territorin e vendit janë regjistruar gjithsejtë 879 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse.

Nga Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.