Regjistrohen dy viktima dhe 17 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit prej gjithsej 460 testeve të realizuara në vendin tonë, 17 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Marketing

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 16 të shëruar nga Covid-19.

Me statistikat e fundit, në vendin tonë gjithsej me Covid-19 janë diagnostifikuar 1 740 persona prej të cilëve 1 251 janë kuruar.

Brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë fatkeqësisht janë shënuar edhe dy viktima. Shifra zyrtare e personave që kanë humbur betejën me Covid-19 në vendin tonë tashmë shkon në 97.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë realizuar gjithsej 20 548 testime për Covid-19.

Marketing