Regjistrohen tre raste të reja të fruthit

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se sot deri në orën 13 në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile në Shkup janë hospitalizuar edhe dy fëmijë dhe një i rritur, me simptoma të fruthit. Për momentin ka 26 pacientë të hospitalizuar nga morbilet.

Marketing

Pacienti më i ri është një foshnjë tetë muajshe, ndërsa pacientja më e rritur është në moshën 43 vjeçare nga Shkupi dhe nëna e njërit prej fëmijëve të infektuar. Të gjithë pacientët e porsa pranuar kanë pasqyrë klinike të të infektuarve nga fruthi. Deri tani në të gjitha pikat e vaksinimit në Shkup janë vaksinuar gjithsej 2.008 persona, ndërsa vetëm sot deri në orën 13 vaksinën MRP e kanë marrë 104 fëmijë, informojnë nga Ministria.

Nga Ministria bëjnë thirrje për vaksinim të fëmijëve, edhe pse është shpallur epidemi e morbileve.
Ka sasi të mjaftueshme të vaksinave MRP. Vaksinat të cilat aplikohen në të gjitha shtëpitë e shëndetit janë me cilësi të kontrolluar, nga prodhuesit evropian dhe kanë afat të mirë kohëzgjatjes, theksojnë nga Ministria.

Marketing