Regjistrohet në gjykatë partia e Jozefina Topallit, “Lëvizja për Ndryshim”

Gjykata e Tiranës ka regjistruar partinë e Jozefina Topallit, “Lëvizja për Ndryshim”.

Marketing

Vendimi u shpall këtë të hënë, më datë 23.11.2020, në kryeqytet, duke i hapur rrugë pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Mësohet se sekretarja e gjykatës Lusjana Fezollari dhe gjyqtari Ervin Pollozhani, kanë nënshkruar regjistrimin e partisë “Lëvizja për Ndryshim”.

Topalli ka thënë më herët se kjo parti është një lëvizje që mbështet të rinjtë shqiptarë.

Gjatë fjalës së saj para disa javësh, Topalli tha se në Shqipëri nuk ka besim as tek qeveria dhe as tek opozita, të cilët bashkohen për të mbrojtur “karriget” e tyre.

Marketing