Regjistrohet viktima e pestë nga gripi

14 vjeçarja nga Ohri është viktima e fundit e cila ka ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve nga gripi, duke çuar numrin e viktimave në 5 që nga fillimi i muajit. Vajza ka ndërruar jetë në Klinikën për sëmundje Infektive në Shkup më datë 27 shkurt, ndërsa mjekët janë njoftuar sot mbi të dhënat që kanë sjellë pasojë vdekjen. Vajza ka vuajtur edhe nga një sëmundje tjetër kronike. Nga instituti i Shëndetit Publik alarmojnë se presin gjatë periudhës që vjen të regjistrohen edhe raste të tjera të rënda.

Marketing

Pacienti ka pasur paralizë cereblare, njëra nga sëmundjet kronike e cila është parakusht për formë më të rëndë të gripit. Tek pacientja është konstatuar tip i gripit AH1 me formë të rëndë pneuomatike. Ende presim raste të mëtutjeshme të gripit, të cilët mund të përfundojnë me pasqyrë të rëndë klinike madje edhe vdekje. Të gjithë të cilët nuk janë të vaksinuar janë në rrezik, ndërsa në rrezik edhe më të madh janë ata të cilët kanë paraprakisht sëmundje kronike në sistemin e gjakut, sëmundje të sheqerit e të ngjashme, si dhe personat mbi 60 vjeç”- theksoi Vladimir Mikiq, Instituti i Shëndetit Publik

Që nga fillimi i sezonit e deri në fund të muajit shkurt janë regjistruar mbi 3000 raste me simptome të gripit. Gjatë javës së kaluar si pasojë e gripit ndërroi jetë një 12 vjeçare nga Shkupi e cila vuante edhe nga një sëmundje tjetër kronike si dhe një 86 vjeçar nga Shkupi. Në fillim të muajit u regjistruan dy raste të cilët ndërruan jetë, tek njëri ishte konstatuar gripi H1N1 i njohur si gripi i derrave dhe një rast tjetër me gripin pandemik H3N1.

Marketing