Regjistrohet viktima e tretë nga fruthi

Regjistrohet viktima e tretë e fruthit. Foshnja 14 muajshe nga fshati Pallatice e Tetovës ka ndërruar jetë para rreth një ore e gjysmë në Shkup. Mëngjesin e sotëm u regjistrua viktima e dytë që ndërroi jetë nga fruthi, e cila ishte nga Sveti Nikole.

Marketing

Gjatë gjithë kohës në Klinikën Infektive në Shkup ka paraqitje të rasteve të reja me fruth.

Ministria e Shëndetësisë bën apel për vaksinim të fëmijëve.

Marketing