Regres për pushimin vjetor të të punësuarit në N.P. Higjiena Komunale

Këshilli drejtues i N.P. “Higjiena komunale” – Shkup solli Vendim që të punësuarave të t’ju paguhet regres për shfrytëzim të pushimit vjetor për vitet 2016, 2017 dhe 2018.Për këtë qëllim, drejtori i N.P. “Higjiena Komunale” – Shkup , Abdusamed Shabani, sot nënshkroi Marrëveshjen për rregullimin e mënyrës së pagesës së regresit për shfrytëzim të pushimit vjetor, me kryetarin e Sindikatës të punëtorëve të hotelierisë , turizmit, ekonomisë banesore komunale, zejtarisë dhe shoqërive të mbrojtura të Republikës së Maqedonisë së Veriut (SHTKOM), Darko Dimovski.
“Dua të shpreh kënaqësinë time të madhe për vendimin e sjellë, duke pasur parasysh se ndaj punëtorëve të Ndërmarrjes më shumë se një dekadë nuk është përmbushur kjo detyrë ligjore e punëdhënësve. Është nder i veçantë për mua që Vendimin do ta zbatojmë brenda mandatit tim si udhëheqës dhe do të përpiqem që çdo vit punëtorëve të N.P. “Higjiena komunale” – Shkup t’ju paguhet regres për pushim vjetor” – theksoi drejtori Abdusamed Shaban.

Marketing
Marketing