Reja: S’jam i zhgënjyer për lojën, mëkat që humbëm në minutën e 90

Kombëtarja shqiptare mori një humbje të pamerituar ndaj Turqisë në Stamboll që e la atë jashtë Evropianit të vitit të ardhshëm.
Trajneri Reja në një intervistë për Digitalb, pas përfundimit të ndeshjes nuk e fshehu zhgënjimin e tij për rezultatin në fundin e ndeshjes, por jo për lojën e shfaqur nga skuadra.

Marketing

“Nuk jam i zhgënjyer për lojën që bëmë, pasi luajtëm në mënyrë perfekte, por patëm disa mundësi shënimi dhe nuk i shfrytëzuam, duke lënë ndeshjen të hapur. Është një mëkat që humbëm në minutën e 90’, pasi jam i bindur që nuk e merituam këtë rezultat. Humbëm një rast shumë të mirë, pasi me 3 pikë do të mund të tentonim Europianin. Të gjithë djemtë, ashtu si edhe populli shqiptar janë të mërzitur, por duhet të shohim përpara”, ka thënë Edoardo Reja, trajner i Kombëtares.

Kombëtarja e shqiptare e pësoi këtë humbje të pamerituar në minutën e fundit të sfidës kur pësoi edhe golin nga skuadra turke, ndërkohë që sfidën e radhës, atë ndaj Moldavisë do ta luajë ditën e hënë.

Marketing