Reka: Ende ka rrezik nga vala e re e emigrantëve

Edhe pse ruta e emigrantëve në Ballkanin Perëndimor është e mbyllur, megjithatë përmes kanaleve kontrabanduese qindra emigrantë çdo ditë e kalojnë kufirin e Maqedonisë dhe nisen drejt BE-së. Ende ka rreziqe të sigurisë nga një valë e re eventuale e emigrantëve nëpër rutat e vjetra, si dhe hapje e rutave të reja.

Marketing

Këtë e konkluduan pjesëmarrësit në Sesionin e tretë të Grupit punues- 4 – (Drejtësi, liri dhe siguri – Kapitulli 24) nga Konventa nacionale për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë (KNBE-MK) që u mbajt sot në Shkup.

Blerim Reka profesor në Universitetin e Evropës Juglindore – Tetovë, tha se Maqedonia para dy viteve u përball me sukses me valën e madhe të emigrantëve nga Lindja e Afërt, të cilën vendet e rajonit e njohën si korridori tranzit, por se sfida nga vala e re e emigrantëve nuk është tejkaluar tërësisht.

“Nëpër Maqedoni tani nuk kalon valë e madhe e emigrantëve, por, megjithatë, shumë indikatorë flasin për emigracion ilegal me shembuj për kontrabandim të emigrantëve dhe trafikimit të njerëzve. Buletinët e policisë flasin për raste individuale të kontrabandimit të emigrantëve, ku si kryerës janë shtetasit e Maqedonisë, të cilët janë pjesë nga grupet kriminele vendore dhe ndërkombëtare”, thotë Reka.

Në vendet evropiane, theksoi, vazhdon rritja e trendit të qytetarëve joevropianë, që në janar të këtij viti arri edhe deri në 5,8 për qind nga popullata e përgjithshme evropiane, e kjo ka sjellë deri edhe në rritje të disponimit antiemigrues, që ka sjellë edhe deri në ndryshim të gjendjes politike në disa anëtare të BE-së.

Vetëm në Kroaci, shtoi Reka, nga gushti i vitit 2017 deri në gusht të vitit 2017 ka rritje prej 31 përqindëve për emigracionin ilegal, në krahasim me vitin e kaluar.
Tërpe Stojanovski, profesor në Fakultetin për siguri pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit”-Shkup, tha se në RM në vitin 2018, sipas statistikave të BE-së, identifikohet lëvizje e madhe e emigrantëve ilegalë.

“Edhe pse në periudhën e kaluar shifra është 2.277 kalime të zbuluara ilegale në muaj, në gusht të këtij viti është shënuar rritje prej 4.272 që është 88 për qind rritje për dallim nga muaji paraprak, që është indikator se këto lëvizje ndodhin dhe duhet të priten edhe në periudhën e ardhshme”, tha ai.

Mirosllav Hovançik, ekspert në Sektorin për analiza të rrezikut dhe statistikë pranë Ministrisë sllovake të Punëve të Brendshme u përqendrua në emigracionin ilegal në Sllovaki, me analizën e rrezikut, organizimit dhe metodave.

Theksoi se kapacitetet e kufirit nuk janë të mjaftueshme që të përballen me valën masive të emigrantëve, ndërsa ka vulnerabilizëm dhe të vetë sistemit për marrje të azilit.
KNBE-MK është forum i hapur dhe i vazhdueshëm i dialogut për çështje, të cilat shkojnë në dobi të reformave dhe dialogut të kapshëm për integrimin e Republikës së Maqedonisë drejt BE-së.

Marketing