Reka gardian fanatik i emrit të vjetër Maqedoni

Në debatin e parë të organizuar televiziv në mes të kandidatëve për president, në televizionin Tellma. Kandidatët përveç se prezentuan idetë dhe platformat e tyre politike me të cilat garojnë në zgjedhjet presidenciale ato gjithashtu u përfshijnë në debat dhe polemika të ndryshme kundrejt njëri tjetrit për çështje të caktuara.

Marketing

Kandidatët mes tjerash kishin rastin të tregojnë edhe qëndrimet e tyre karshi ngjarjeve dhe veprimit politik të shtetit në lidhje me ndryshimin e emrit dhe arritjen e marrëveshjes së Prespës.

Dhe ajo që befasoi në masë të madhe opinionin ishte pikërisht deklarata ose qëndrimi i profesor Rekës i cili tregoi të ket qenë GARDIAN FANATIK i idesë për ruajtjen e emrit kushtetues të Maqedonisë në vitin 2010 . Në rrëfmin e tij gjatë emisionit ai me mburrje tregoi se si ka polemizuar ashpër me deputetët grek në mbrojtje të emrit kushtetues të Maqedonisë dhe se si e mbrojti me dinjitet të plotë atë.
Dilema që po shoqëron elektoratin këto ditë është se si premton profesor Reka sjelljen e Republikës së Re të integruar në Nato dhe BE, kur nuk dëshironte ndryshimin e emrit e që ishte pararendëse e këtij integrimi.

Ku qëndron arsya e fanatizmit të skajshëm të profesorit në lidhje me emrin e vjetër dhe çka e bën aq emotive çështjen.
Kujtojmë që politikat e tilla regresive dhe dëmtuese për të ardhmen e shtetit, zbaton VMRO-ja dhe janë pjesë identifikuese e politikbërjes së tyre.

Marketing