Reka: Maqedonia është shtet, por s’është republikë

Më 9 mars skadon afati për grumbullimin e nënshkrimeve, ndërkaq zyrtarizimi i kandidaturave për president republike duhet të ndodh deri më 21 mars.

Marketing

Kandidati për president republike, Blerim Reka, ka grumbulluar nënshkrimet e nevojshme për zyrtarizimin e kandidaturës dhe ftoi qytetarët që ta përkrahin gjatë fushatës dhe ta mbështesin në zgjedhjet e 21 prillit. Premtoi se do të rikthejë vlerat e republikës, e cila, sipas tij, në këto dhjetë vite është privatizuar.

“Maqedonia është shtet por nuk është republikë. Republika bëhet vetëm me sundimin e ligjit dhe jo të individit. Republika e mirëfilltë nuk njeh gjyqësor të politizuar dhe as kuvend që imunizon dhe amniston përgjegjësit sikur që nuk njeh as administratë publike të nepotizuar. Ne patëm 11 vite një shtet të kapur dhe fatkeqësisht kemi 10 vite një shtet privat të presidentit aktual”,- tha kandidati për president republike, Blerim Reka.

Marketing