Reka rendit gabimet e Amerikës në histori

Ministri i Integrimeve Europiane në Kosovë, Blerim Reka ka rrëfyer disa momente në histori ku sipas tij qëndrimi i diplomatëve të ShBA-së nuk ka qenë i duhuri.
Reka në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë”, ka mohuar se qeveria Kurti po i prish marrëdhëniet e Kosovës me ShBA.

Marketing

Megjithatë, sipas tij, nëpër momente të ndryshme të historisë, zyrtarë të ShBA-së kanë dhënë deklarata dhe qëndrime që mund të konsiderohen të gabueshme.
Në rastin e parë sipas Rekës hyn momenti kur në vititn 1991, James Baker, ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, kishte thënë se e përkrah sovranitetin e Jugosllavisë, e cila një javë më pas u shpërbë.

Ai shtoi se në vitet e 90-ta nga ShBA-të e kishin këshilluar ish-Presidentin Ibrahim Rugova që të përfshihej në zgjedhjet në Parlamentin e Serbisë. Presidenti Rugova ka qenë një ndër njerëzit më proamerikan.

Reka rrëfeu edhe për rastin kur një përfaqësues special për Ballkanin nga ShBA e kishte quajtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, organizatë terroriste.

Ai kujtoi edhe diplomatin amerikan, Christopher Hill që sipas Rekës, në prag të Rambujesë kishte dalur me projektin për autonominë e Kosovës brenda Serbisë.

Marketing